10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin në Vërmicë me 20 euro

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 20 euro policit Kosovar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dje rreth orës 12:15 gjatë kalimit në Vërmicë ka tentuar ta korruptojë policin e Kosovës i cili ishte në detyrë zyrtare.

Ndaj të dyshuarin është inicuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“DHËNJE E RYSHFETIT: PKK Vermicë 28.08.2020 – 12:15. Ndaj të dyshuarit mashkull Sh/ Shqiptar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti ka tentuar t’i ofroj ryshfet para në vlerë 20 euro zyrtarit policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Express/

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Lajmet e Fundit