15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Filloi edicioni i 59-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Me pjesëmarrje të rreth njëzet poetëve të huaj me video lexime, dhe po aq poetë të vendit, si dhe me interpretimin e “Mallit për jugun”, nga strugani i njohur Milladinov, në gjuhën maqedonase, shqipe, angleze dhe franceze, në hotelin “Drim” në Strugë, filloi edicioni i 59-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë, transmeton MIA.

Në kushte të pandemisë, me respektim maksimal të protokolleve, festivali më i vjetër poetik në botë e vazhdoi traditën, përmes videos apo edicionit hibrid.

Në hapje, drejtori i festivalit, Todorçe Tasevski, potencoi se organizuesit, kësaj distance të detyrueshme, do t’i kundërvihen me fuqinë e poezisë.

Në ditën e dytë të MSP, është prezantimi i fituesit të sivjetmë të “Kurorës së artë”, poetit izraelit, Amir Or.

Në pamundësi për të marrë pjesë në festival, laureati do të ketë video fjalim dhe lexim poetik.

Or është poet i shquar izraelit, shkrimtar dhe eseist, i njohur si zëri kryesor i gjeneratës së re të letërsisë botërore. Është autor i 13 përmbledhjeve me poezi, prej të cilave më të rejat janë: “Gjahu” – poezi të zgjedhura 1977-2013 (2013), “Krahët” (2015) dhe “Fëmija” (2018). Poezitë e tij janë përkthyer në 50 gjuhë dhe janë publikuar në revista poetike, antologji dhe ueb-faqe letrare, si dhe në 33 libra nëpër Evropë, Amerikë dhe Azi. Romanet e tij janë “Kënga e Tahiras” (2001), epope fiktive në vargje, dhe “Mbretëria”, roman për jetën e mbretit David.

Më Shumë

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Lajmet e Fundit