BQK: Pandemia ndikoi në rritje të shërbimeve online bankar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se infrastruktura financiare ka vazhduar zgjerimin dhe avancimin teknologjik, duke rritur shtrirjen dhe përdorimin, me theks të veçantë në shërbimet elektronike dhe ato të automatizuara.

” Shpërthimi i pandemisë Covid-19 pritet të nxitë përshpejtimin e këtij trendi”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, rritja e përdorimit të shërbimeve të digjitalizuara pritet të rrisë shkallën e rrezikut ndaj gabimeve në sisteme të teknologjisë informative apo dhe sulmeve të mundshme kibernetike, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rrezikut operacional si dhe nevojën për mbikëqyrje proaktive për mbrojtje ndaj këtij rreziku dhe minimizimin e humbjeve të mundshme.

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit