Haskuka: Ka rënie të rasteve me COVID-19 në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ka rënie të rasteve me coronavirus në këtë komunë.

Haskuka ka thënë në “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal10 se, megjithatë kjo rënie e rasteve ndërlidhet me numrin e vogël të testeve.

“Sikur të bëheshin më shume teste, do të kishim shumë më shumë raste pozitive me Covid-19, jo vetëm në komunën e Prizrenit, por në gjithë Kosovën”, ka deklaruar i pari i Prizrenit.

Haskuka ka paralajmëruar fillimin e testeve serologjike në komunën e Prizrenit.

“Ne do t’i blejmë 5 mijë teste, por presim edhe nga Ministria e Shëndetësisë që të na furnizojë me disa të tjera”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit