“Iki në fermë e s’e drejtoj Barcelonën”, Pochettino: E di, e kam tepruar!

Mauricio Pochettino mbetet në pritje të ofertave dhe Barcelona ka qenë një nga klubet e interesuara për ta. Gjithsesi argjentinasi nuk ka marrë një ofertë dhe e pranon këtë në një intervistë të dhënë në vendin e tij për “90 minutos”.

Pochettino kthehet pas në kohë dhe pranon se ka gabuar me një deklaratë të dhënë, kur iu përmend emri te katalanasit “Edhe pse nuk kam marrë ndonjë për të trajnuar Barcelonën, them se e kam ekzagjeruar kur thashë se më mirë të kthehem në fermën time se sa të drejtoj atë skuadër.

Gabova në mënyrën se si e transmetova diçka të tillë. Kjo deklaratë i bëri tifozët e Barcelonës të hezitojnë për të më pranuar mua si opsion për ekipin e tyre”, shprehet trajneri i njohur, i cili ka drejtuar skuadrën e Espanyol në të shkuarën.

Në respekt të ish-ekipit të tij, që me Barcelonën e ka derbi, Pochettino nuk i sheh si opsion katalanasit. Në intervistën e dhënë ai është ngacmuar edhe për bashkëkombësin e tij, Lionel Messin.

Sulmuesi është kthyer në çështje së fundmi, pasi dëshiron të largohet nga Barcelona. “Çdo gjë mund të ndodhë. Messi do të luajë ku të doje, në Spanjë, në Premier League. Ai është i përgatitur të jetë më i miri në çdo moment”, shprehet trajneri argjentinas.

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit