Ronaldo mezi pret të luajë me Kulusevskin: Talent i madh, do na ndihmojë të fitojë trofe

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i bindur nga cilësitë e bashkëlojtarit të tij të ri Dejan Kulusevski, me të cilin mezi pret të punojë.

Suedezi i ri u bashkua me Juventusin pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim me Parma përmes Atalantas.

Ardhja e tij te Zonja e Vjetër është pritur mirë dhe në veçanti nga ylli i skuadrës, Ronaldo, i cili e ka lavdëruar dhe mezi pret të punojë me të.

“Më pëlqen shumë ta shoh, ai ka një potencial të shkëlqyeshëm dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Ronaldo dhe Kulusevski

“Shpresoj të luaj me të dhe të shënojmë shumë gola së bashku”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Ronaldo dhe Kulusevski luajtën kundër njëri-tjetrit para disa ditësh në përballjen Suedi-Portugali, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 0-2. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit