Ndalohet importi i vajit të palmës në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, tash e disa ditë fermerët në Kosovë janë duke e derdhur qumështin për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Ramadan Memaj ka thënë për Telegrafin se sektori i prodhimit të qumështit në kulminacionin e krizës, e krejt kjo si pasojë e prezencës së madhe të vajit të palmës.

“Ne ka vite që jemi duke folur për këtë problem, jemi në kulminacionin e krizës së prodhimit të qumështit. Kemi pas takime me institucionet përgjegjëse dhe pavarësisht premtimeve që do të ndalet përdorimi i vajit të palmës kjo nuk ka ndodhur. Me mijëra litra qumësht në ditë janë duke u derdhur nga fermerët tanë për shkak të ngopjes së tregut me produkte me vajin kancoregjen të palmës”, ka thënë Memaj.

Shoqata e Fermerëve ka paralajmëruar për nesër një konferencë në sheshin Skënderbeu, ku edhe do të shpalosin detaje tjera lidhur me veprimet e tyre që do ti ndërmarrin.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit