Bruce Springsteen, në tetor sjell albumin e ri ‘Letter To You’

Më 23 tetor del ‘Letter To You’, albumi i ri i shumëpritur i Bruce Springsteen, i realizuar së bashku me E Street Band.

Disku i 20 në studio i artistit është regjistruar në shtëpinë e tij në New Yersey dhe do të ketë 12 këngë. Një disk rock, i karakterizuar nga tingulli i pagabueshëm i E Street Band.

“E dua esencën pothuajse prekëse të Letter To You”, deklaron Springsteen, “E dua tingullin e E Street Band që bën muzikë plotësisht live në studio, në një mënyrë që nuk e kishim bërë kurrë më parë, pa asnjë mbi incizim. Kemi realizuar një album në vetëm 5 ditë dhe ajo që bëmë është një nga eksperiencat më të bukura të regjistruara që kam parë ndonjëherë”, thotë Bruce Springsteen./BW

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit