Objekti i Qeverisë së Kosovës mbulohet me flamurin e ShBA-së

Në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit, objekti i Qeverisë së Kosovë është mbuluar me flamurin amerikan.

Këtë e njoftoi kryeministri, Avdullah Hoti përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Në vitin 2001, më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një sulm terrorist i paparamenduar më parë.

Dy aeroplanë me udhëtarë u rrëmbyen nga terroristë dhe sulmuan Kullat Binjake në Nju-Jork. Menjëherë pas sulmit, një grup terrorist i njohur si Al-Kaeda, mori përgjegjësinë e sulmit të kryer.

Ky grup terrorist udhëhiqej nga lideri i tyre, Osama Bin Laden. Ky i fundit u vra nga njësite speciale të SHBA’së nën udhëheqjen e administratës së presidentit Barack Obama në vitin 2011.

Nga viti 2001, 11 shtatori kujtohet nga e gjithë bota si dita më tragjike që i ndodhi SHBA’së. Në mesin e shteteve që sot u solidarizuan me SHBA’të, është edhe Kosova, shteti më pro-amerikan në planet.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit