Aksident me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë, vdes një i ri, lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sonte, në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Një aksident ka ndodhur sonte rreth orës 19:40 në rrugën Prizren – Gjakovë, në afërsi të fshatit Piranë. Në aksident ka mbetur i vdekur një person, i moshës së re, ndërsa janë lënduar edhe tre persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit. Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Osmanollaj.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te aksidenti.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë, një traktor dhe një kamionetë.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit