Komuna e Rahovecit përkrahë bujqit që derdhën qumështin në shenjë proteste

Edhe Komuna e Rahovecit ka përkrahur veprimin e fermerëve të cilët derdhen sasi të qumështit në lum në shenjë proteste për shkak të mungesës së tregut.

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec thuhet se fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikojnë mbylljen e bizneseve në shumë sektor.

“Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka adresuar problemet e fermerëve të komunës sonë në MBPZHR, për të pasur parasysh zgjidhjen e problemeve që po përballemi në të gjitha sektorët e bujqësisë. Me shpresë që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt pasi që secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikun e mbylljes së bizneseve në shumë sektor!”, thuhet në njoftim.

Prodhuesit blegtoral akoma vazhdojnë të përballen me prodhimin e qumështit duke mos pasur destinim të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre. Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka adresuar problemet e fermerëve të komunës sonë në MBPZHR, për të pasur parasysh zgjidhjen e problemeve që po përballemi në të gjitha sektorët e bujqësisë. Me shpresë që këto qështje të zgjidhen sa më shpejt pasi që secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikun e mbylljes së bizneseve në shumë sektor!Video e dërguar nga pronari i pikës grumbulluese të qumështit në komunën e Rahovecit.

Gepostet von Drejtoria e Bujqësisë – Rahovec am Freitag, 11. September 2020

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit