20.8 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Drejtori i QRTK-së në Prizren demanton Haskukën (DOKUMENT)

Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha e ka demantuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka rreth arsyetimit të shtrimit të rrugës në lagjen “Nënkalaja” me kubëza betoni.

Sipas tij, Haskuka ka thënë të pavërteta.

Postimi i plotë i drejtorit të QRTK-së në Prizren Samir Hoxha:

Kryetari i Komunës së Prizrenit duket se nuk i ka lexuar shkresat dhe vendimet para se të reagonte publikisht për lajmet rreth shtrimit të rrugës së Nënkalasë me kubëza betoni.

Korrespodencat midis Komunës dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren e sqarojnë situatën. Fatkeqësisht, në vend se kryetari të kërkonte falje për shkeljet që ka bërë institucioni i udhëhequr nga ai, përmes një fletërrufeje të sontshme, ka thënë shumë të pavërteta.

Dokumentet sqarojnë sakte se rruga është dashur të shtrohet me kubëza të mermerta ose gurë lumor. Asnjëherë nuk është dhënë pëlqim për betonizim. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shkatërrohet nga veprimet e tilla.

Fatkeqësisht këtë e bën vetë Komuna, e cila ka barrën kryesore për ruajtën e saj. Kurse si mbulesë, kryetari përdor një fletërrufe për të manipuluar publikun.

.

Më Shumë

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të...

Lajmet e Fundit