Dyfishohen dhe renovohen hapësirat e QMF-së në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë bërë përurimin e Qendrës së renovuar të Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur.

Gjatë kësaj ceremonie, kryetari Haskuka ka njoftuar se QMF-ja e vjetër nuk i plotësonte kushtet për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për banorët e fshatit më të madh të komunës së Prizrenit.

“Pikërisht për këtë arsye, objektit të vjetër të QMF-së në Zhur ia kemi shtuar edhe një kat, duke e dyfishuar hapësirën e kësaj qendre, si dhe kemi renovuar hapësirat e brendshme të katit të parë”, tha Haskuka.

Kryetari po ashtu njoftoi se nëpërmjet këtij investimi banorët e fshatit Zhur, përveç shërbimeve bazike mjekësore, tashmë në QMF-në e tyre do të kenë edhe shërbime për infuzione, laborator, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja) dhe këshillimore për nënat shtatzënë dhe fëmijë, pa pasur nevojë që të udhëtojnë për në Prizren.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit