Punohet edhe të shtunën në Suharekë, kryetari inspekton rrugët dhe ambientin

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është shumë i përkushtuar në punën e tij. Muharremaj, edhe pse ditë e shtunë, del në teren dhe inspekton punimet që po bëhen në komunën e tij.

Ai sot ishte në fshatin Dragaqinë ku po bëhet rregullimi i rrugës dhe inspektoj punimet.

“Rregullimi i rrugëve lokale po vazhdon edhe në Dragaqinë…”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e tij në Facebook.

Muharremaj po ashtu sot përcjelli punën e pastrueseve të ambientit. Ai tha se me seriozitetin më të madh po angazhohen për pastrimin e ambientit.

“Me seriozitetin më të madh po angazhohemi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.
Ju lutem, të gjithë atyre që udhëtojnë mos hudhni mbeturina rrugëve nga veturat tuaja.
Ndërkohë, i falenderoj të gjitha grupet vullnetare që angazhohen për ambientin, sepse ne duhet të krenohemi për bukuritë që i ka vendi ynë, andaj ta mbrojmë dhe ta ruajmë.
Respekto secilin mirëmbajtës të ambientit, falenderoje dhe jepi përkrahje për punën e tij të ndershme dhe fisnike”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit