Kapet një person me pistoletë në Prizren

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor në Prizren dje një person pasi është kapur me armë pa leje, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh, Policia bën me dije se të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 19.09.2020 – 23:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë (9) fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit