Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me përpunimin e tyre përfitojnë produkte finale si perime të pasterizuara, ajvar, pure domatesh, reçel etj, raporton PrizrenPress.

I pranishëm ishte edhe drejtori i Inspektoratit, Edon Muçaj.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimit u kërkuan dokumentacione për prejardhjen e lëndëve të para, kurse për ato të importuara u kërkuan certifikatat fito-sanitare.

“Për produktet finale, përveç analizave në laboratoret interne, u kërkuan dhe u dokumentuan edhe analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të kryera nga organet kompetente, ku prodhuesi në fjalë ishte i pajisur me dokumentet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Kjo komunë ka bërë me dije se inspektimet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit