13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ekipi i mjekëve gjerman vizton spitalin e Prizrenit

Një ekip i mjekëve gjermanë, i udhëhequr nga Dr. Stefan Schmiedel, të premten, ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ekipi gjermanë është pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, me ekipin menaxherial Dr. Ali Hoti, drejtor mjekësor dhe Msc. Bajram Vezaj, drejtor i infermierisëi.

Është biseduar për menaxhimin e situatës me Pandeminë COVID-19, si dhe shkëmbimin e përvojave të Gjermanisë dhe Kosovës.

Ekipi i mjekëve gjermanë i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori mjekësor kanë vizituara hapësirat e ndërtesës ku janë duke u trajtuar rastet me COVID-19, ndërsa nga afër kanë monitoruar trajtimin e rasteve në Mjekimin Intenziv Qendror.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Lajmet e Fundit