Komuna e Prizrenit pranon donacion 151 tableta dhe pajisje të ndryshme shkollore

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion nga Banka Raiffaisen në Kosovë dhe Stepic Cef Chairty nga Vjena, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, donacioni përfshin 151 tableta dhe 275 pajisje të ndryshme shkollore, që iu dedikohen nxënësve të familjeve me vështirësi ekonomike të shkollave të komunës së Prizrenit.

“Donacionin, në emër të Komunës së Prizrenit, ka pranuar drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaqi-Vezgishi, ku të pranishëm ishin edhe Enver Osdautaj nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Robert Wright, drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë dhe Murat Sahin, udhëheqesi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit