Fituesit e edicionit të 31-të të festivalit ‘Zambaku i Prizreni

Kënga “Më i bukri vend” e interpretuar nga Besmir Shishko ka fituar çmimin kryesor të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, që u mbajt më 3 tetor në Prizren.

Besmir Shishko me këngën “Më i bukri vend” me muzikë të Veton Perollit, tekst të Musa Bushranit dhe orkestrim të Artan Elshanit mori çmimin e publikut, “Zambaku i Prizrenit”, në edicionin e 31-të të festivalit të këngës qytetare, “Zambaku i Prizrenit”.

Çmimet e ‘Zambaku i Prizrenit 2020’:

Pena e Artë: Tolga Kazaz, teksti dhe muzika Kujtim Gërmizaj, orkestrimi Artan Elshani.

Çmimi i tretë: Ana Lushi “Zemra zemrën e gjen vet”, muzika: Jetmir Barbullushi, vargjet Jorgo Papinxhi, orkestrimi Shpëtim Saraqi.

Çmimi i dytë: Laorjan Ejlli “Larg dhe afër”, muzika Oleg Gjerga, vargjet Prec Zogaj, orkestrimi Gazmend Kraja.

Çmimi i parë: Fjoralba Syla “Vdeksha n’sytë e tu”, muzika, teksti dhe orkestrimi Naim Krasniqi.

Çmimi i publikut: Besmir Shishko “Më i bukri vend”, muzika: Veton Perolli, teksti Musa Bushrani, orkestrimi Artan Elshani.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit