Kjo është paga e majme e Cavanit në Manchester United

Cavani pritet që ti fitojë 11 milionë euro për sezon në Old Trafford pasi që oferta e Manchester United ishte më e lartë se sa e Atletico Madrid për ish-yllin e Paris Saint-Germain,Cavani do të zyrtarizohet si lojtarë i Manchester United, ai ka nënshkruar marrëveshjen me djajtë e kuq për një sezon me opsion edhe për një vit shtesë.

Sulmuesi uruguaian është golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, me 200 gola të shënuara në 301 paraqitje, ai gjithashtu ka ngritur 19 trofe me skuadrën Parisienë.

Cavani mund të bëjë debutimin e tij për skuadrën e djajve të kuq pas ndeshjeve te kombëtareve, me 17 tetor kundër Newcastle.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit