PDK-ja në Prizren: Po vërtetohet konstatimi i ynë se qeverisja e Haskukës është skandaloze

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka reaguar pas publikimit të raportit të USAID-it, ku Komunën e këtij qyteti e rëndit keq në tabelë.

Sipas këtij subjekti politik, qytetarëve të Prizrenit i është vështirësuar jeta me qeverisjen e Vetëvendosjes.

Komunikata e plotë e PDK-së

Në bazë të vlerësimit të performancës së komunave në nivel vendi nga MAPL dhe USAID, Komuna e Prizrenit renditet si mos më keq në tabelë, nën udhëheqje të Kryetarit Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk e dimë se a ekziston ndonjë sektor, që Komuna e Prizrenit gjatë kësaj qeverisje, mund të dal sado pak më mirë në vijim, sepse në bazë të gjetjeve deri më tani, komuna jonë gjendet në fund të listës tabelare në çdo resor, madje edhe më keq se disa komuna shumë më të vogla se Prizreni dhe si pasojë e kësaj, çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarëve të komunës sonë.

Ndoshta nuk i’a kanë pasur “inat” dhe “gjelozi” MAPL dhe USAID komunës sonë, që e kanë vlerësuar këtë pushtet ndër më të dobëtën në qeverisje lokale, sepse deri më tani pozita e ka akuzuar tërë kohën opozitën, kur ne me kohë e kemi vlerësuar si të tillë këtë pushtet abuziv, që nga fillimi i kësaj qeverisje skandaloze.

Andaj, PDK dega në Prizren, i fton qytetarët e Komunës së Prizrenit, që në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2021, të votojnë partinë e cila ka bërë revolucion infrastrukturor dhe social, për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit