COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e rasteve aktive – aktualisht 1144

Në Kosovë po vazhdon bilanci pozitiv i situatës epidemiologjike me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 46 pacientë derisa nga 711 të testuar për koronavirus ka pasur vetëm 33 të infektuar.

Fakt tjetër pozitiv në këto 24 orë është fakti se nuk ka pasur asnjë vdekje të pacientëve me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Në anën tjetër, numri i pacientëve të shëruar me koronavirus deri më sot është 14,189 raste.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive është 1144.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit