11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Enver Hasani: Albin Kurtit i është bërë e padrejtë, vendimi i Kushtetueses skandaloz

Njohësi i Kushtetutës, Enver Hasani, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ndaj Albin Kurtit për rrëzimin e tij nga Qeveria ka prishur standardin që ka ekzistuar në këtë institucion.

“Edhe vendimi i fundi që u rrëzua Albin Kurti duhet të hapet debat për një pjesë të caktuar të vendimi të Gjykatës Kushtetuese që janë shumë profesional. Verdikti sa i përket çështjes së gjykuar kjo nuk ka lidhje me patriotizëm, është patriotizëm kushtetueses”.

“Me këtë sistem gjyqësorë, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është prish strandardi që ka ekzistuar, tashmë më s’ka standard. Standardi është që presidenti t’i dërgon tri letra”.

“Janë prishur parametrat e asaj që është thënë në 2014 kritere mbizotëruese. Çka duhet me menu politika? Ata duhet me menu për vete edhe për Kosovë, çështja e nenit 95.5 profesionalisht është skandaloze, ajo e 82 është absolut se luan topi”.

“Çfarë duhet të bëhet tash? Unë mendoj me akomodu atë vendim duhet me largu pragun zgjedhor nga sistemi zgjedhor, përndryshe këtu ka humb kuptimi i zgjedhjeve tash e tutje. Tash e tutje konjukturat e kafeve e caktojnë çfarë ka zgjedhur sovrani”.

Hasani ka deklaruar se nuk ka bazë që çështja e Ujmanit të dërgohet në Kushtetuese.

Ai tutje ka komentuar edhe deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, i cili ka thënë se nëse janë në Qeveri nuk e kanë obligim marrëveshjen e nënshkruar në Washington. Hasani tha se çdo marrëveshje që kalon në Kuvend është obligim.

“Në fushatë mund të themi gjithçka, ato janë obligime ndërkombëtare që i kanë krijuar institucionet Kushtetuese të Kosovës. Edhe marrëveshja e 2013-ës për Asociacionin e Komunave Serbe edhe kjo dhe të gjitha janë obligime ndërkombëtare”.

“Pavarësisht se Marrëveshja e Washingtonit nuk është ratifikuar në Kuvend kush do që është nesër në qeveri do të ketë obligim zbatimin e saj”.

“Për me i zbatu këto duhen veprime implementuese, sepse ato vet nuk mund të kryhen. Prapë është Kuvendit aty, nëse ka LVV në Kuvend vota që i kundërshton mundet”.

“Marrëveshjet ndërkombëtare që miratohen në Kuvend me 2 të 3 dhe marrëveshjet që hynë ose marrëveshjet që s’kërkojnë ratifikim, nuk mundesh me i mohu. Marrëveshja dërrmuese e 2013-ës flet për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Hasani.

Enver Hasani: Marrëveshja e Washingtonit nuk e prekë sovranitetin e vendit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, vlerëson se marrëveshja e Washingtonit është zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.

Ai u shpreh se asnjë pikë e kësaj marrëveshje nuk e shkelë sovranitetin e Kosovës, duke përfshirë pikën për liqenin e Ujmanit.

”Marrëveshja e Washingtonit është lëvizja më e mirë gjeostrategjike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha ai në Rubikon.

”Përse duhet të jetë problem Ujmani nëse në asnjë interpretim të asaj dispozite nuk del se ka prekje të sovranitetit”.

”Thuhet që Ujmani do të jetë objekt i një projekti të fizibilitetit për qëllim të shikimit të gjerësisë dhe thellësisë së përdorimit të tij për të mirë të Kosovës dhe vendeve të rajonit”.

”Mbi bazën e dokumentit, sepse unë nuk e di se çka ka dikush në kokë, por bazuar në atë që shkruan në dokumente, nuk besoj se duhet të ketë rezerva, sepse çështjet e sovranitetit nuk mund të bëhen pa ne. Sot për sot nuk implikon në sovranitet”.

”Çështja e liqenit të Ujmanit nuk lidhet me atë se kush e ka ndërtuar, është ligj ndërkombëtar kur një shtet bëhet sovran dhe i pavarur siç jemi ne, siç jemi bërë shtet i pavarur me 17 shkurt 2008, prona e patundshme e shtetit pararendës, juridikisht… çdo pronë e patundshme e regjistruar i mbetet atij shteti”, tha Hasani.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit