8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Berisha: Rastin e Alitit e pashë në gol, maqedonët nuk e merituan

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Kapiteni në ndeshjen e sotme Valon Berisha, pas ndeshjes për Super Sport Kosova deklaroi se është në dhimbje të mëdha, të cilat nuk mundet t’i përshkruajë.

Berisha deklaroi se rastin e fundit të Alitit, e pa në gol por që nuk mundi ta dërgonte në rrjetë në fund.

Sipas tij, ky ishte rasti i vetëm i pastër për shënim në ndeshjen e sotme për Kosovën.

“Është dhimbje shumë e madhe, nuk përshkruhet kjo dhimbje të cilën po e përjetoj tani. Ma merr mendja që filluam shumë mirë, pësuam një gol që ndodhë në futboll. Përsëri u kthyem në ndeshje, Florenti e dha një gol shumë të mirë. Pastaj, u bë një faull që nuk është dashur të bëhet, por është dashur të mbrohemi më mirë. Është dashur të krijohen raste më të mirë, në fund të fundit kemi luftuar shumë, duhet të mësojmë nga kjo. Sonte nuk ia dolëm, rasti i fundit (rasti i Alitit) ke shumë i madh. Po ndihem shumë keq, ka qenë një rast shumë i madh. Maqedonët nuk kenë më të mirë se na, nuk e kemi merituar të shkojnë ata. Filluam shumë aktiv, krijuam raste, ra ritmi pak, por prapë ne krijuam raste. Nuk jena kanë shumë të mirë në zonën e tyre, po edhe në mbrojtje.  Aro na ka ndihmuar shumë, rastet që ai i ka mbrojt, është dashur ne t’i evitojmë. Vetëm rasti i fundit ke i qind për qind, e pashë në gol, por Fidani nuk mundi të shënonte. Është dashur ta fitojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar Berisha, transmeton Insporti.com.

Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.

Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor. /Insporti.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit