Vjedhin armë dhe para në një shtëpi në Suharekë

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur armë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:25 në fshatin Mohlan, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, personat e panjohur kanë vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur duke shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi, kanë hapur me force derën hyrëse të shtëpisë dhe nga aty kane vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash”, thuhet në raport.

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit