Pato dëshiron rikthimin në Itali

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato është lidhur me një rikthim në Itali, ku skuadra si Genoa, Spezia dhe Monza kanë shprehur interesim për brazilianin i cili është agjent i lirë.

Pato ka qenë pa ekip që kur u largua nga Sao Paolo në muajin gusht të vitit 2020 dhe “La Gazetta dello Sport” zbulon se ai ka vendosur ta refuzojë të luajë në Brazil për t’u rikthyer në Itali.

Raportet tregojnë se Genoa po e konsideron marrjen e 31 vjeçarit, derisa edhe Monza dhe Spezia po e shohin si një mundësi të mirë ofrimin e brazilianit.

Pato i ka luajtur 117 ndeshje në Serie-A në gjashtë vitet e tij te Milani mes viteve 2007-2013 dhe ka realizuar 51 gola.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit