20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Festivali i Stripit dhe Karikaturës në Prizren, këtë edicion me rekord të aplikuesve

Strip Festivali më i vjetër në Kosovë që mbahet në qytetin e vjetër kulturor, Prizren, edhe këtë vit do të vazhdojë me realizimin e edicionit të radhës.

Festivali për të 17-ën herë do të mbahet në datat 15-18 tetor 2020, por ajo që këtë festival e bën më të veçantë është arritja e suksesit në përkrahjen e artistëve botëror dhe vendorë. Përkundër vështirësive dhe bllokadave në luftë me Covid-19 festivali këtë vit theu rekordin e aplikuesve që dërguan punimet e tyre. 1147 artisë nga 71 vend botëror me më shumë se 10.000 punime të stripit dhe karikaturës.

Lufta kundër një virusi mbarëbotëror i vuri organizatorët në dilemë se si do të zbatohet vijimi i festivalit, të bëhet online ose të shtyhet për vitin e ardhshëm, por arritja e aq shumë punimeve i shtyri që të organizojnë festivalin Online dhe të bëjnë hapjen e ekspozitës duke marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër këtij virusi dhe të realizojmë këtë festival duke mos humbur vitin tradicional.

Kështu që festivali për dy ditët e para do të jetë Online duke u përcjellur në YouTube dhe në Facebook. Në ditën e tretë dhe të katërt do të jetë në mënyrë Online dhe do bëhet hapjen e ekspozitës, por duke mos thyer masat e vënë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kështu ekspozita odo të ketë numrin e limituar të vizitorëve në galeri.

Festivali i këtij viti për organizatorët konsiderohet si më i vështiri.

“Ky vit neve na ndaloj të jemi së bashku me artistët botëror, me vizitorë të shumët, me shoqërinë artistike, me prezantimin e qytetit historik e kulturor, ku për shkak të koronës na dështuan ditët e lumtura me artistë e miq që vijnë në Prizren, të cilën neve na lidh vetëm një gjë, stripi dhe karikatura, por edhe shumicën e artdashësve që kënaqen duke shijuar bukurinë e punimeve nga artistët më të njohur të artit të nëntë”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit