10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Shkarkimet e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka marër tri vendime për shkarkimin e tre krerëve të tre institucioneve tejet të rëndësishme për shtetin.

Hoti ka shkarkuar për shkak të performancës kreun e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili në këtë pozitë kishte ardhur gjatë kohës sa në kryet të ekzekutivit kishte qenë PDK-AAK dhe NISMA.

Në vend të Qalajt ai ka emëruar si ushtrues detyre Samedin Mehmetin i cili ka qenë zëvendësdrejtor i PK’së.

Hoti ka shkarkuar gjithashtu edhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, i cili njëjtë sikurse Qalaj ishte emëruar gjatë qeverisjes së PAN-it.

Njeriu i tretë që është shkarkuar dje nga Hoti është shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka i cili ishte emëruar gjatë kohës sa Albin Kurti ishte kryeministër i Kosovës.

Për reagimin e Rashit Qalajt ka pasur reagime të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e akuzuar Hotin se po tenton të kap shtetin dhe gjithashtu e kanë lidhur me arrestimin e Haki Rugovës.

Megjithatë deri tani as Hoti e as Agim Veliu s’kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë se pse është shkarkuar Qalaj, përveç punës së performancës./GazetaExpress/

Më Shumë

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij...

Liria kthehet në shtëpi, pret Kikën në Prizren

Liria rikthehet sot në shtëpi për t’u përballur me Kikën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Parë. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit