17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Sytë nga Liga e Kampionëve: Juventus, PSG e Dortmund e nisin zjarr

Rikthehet Liga e Kampionëve. Në fushë zbresin ekipe si Juventus, Barcelona, PSG, Manchester United dhe Borussia Dortmund, sa për të kuptuar se sa interes kanë ndeshjet e sotme. Janë të parat përballje në fazën e grupeve dhe topi do të rrotullohet fillimisht në Ukrainë dhe Rusi.

Dynamo Kyiv pret Juventusin, skuadër që edhe sivjet do e tentojë “fiksimin” Champions. Kjo përballje nis prej orës 18:55, sikurse edhe sfida Zenit-Club Brugge. Rreth dy orë më pas, prej orës 21:00, nisin të luhen gjashtë përballje të tjera.

Pa asnjë diskutim PSG-Manchester United është ajo që tërheq më së shumti, ndërkohë që me interes pritet të ndiqet edhe Lazio-Dortmund. Dy skuadra që luajnë futboll të bukur dhe në që grupin e tyre, F, do tentojnë dy vendet e para për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Në fushë nuk do të mungojë Thomas Strakosha.

Sot luan edhe Barcelona, kundër Ferencvaros. Myrto Uzuni nuk do të jetë në fushë, për shkak se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Beratasi është izoluar dhe nuk mund të luajë kundër Messit në ndeshjen e parë. Gjithsesi një shqiptar do të jetë në fushë, arbitri Bekim Zogaj.

Në program ka edhe ndeshje të tjera, me Chelsea-Sevilla për t’u parë. Në Franccë luhet Rennes-Krasnodar, kurse gjysmëfinalistët e vjetshëm në Champions, RB Leipzig, presin në shtëpi Isntanbul Basaksehir, për të kompletuar kështu 8 përballjet e para në fazën e grupeve. Nesër luhen tetë të tjerat.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E martë, më 20 tetor, ora 18:55
Dynamo Kyiv-Juventus
Zenit-Club Brugge

E martë, më 20 tetor, ora 21:00
Barcelona-Ferencvaros
Chelsea-Sevilla
Lazio-Dortmund
Paris SG-Manchester Utd
RB Leipzig-Basaksehir
Rennes-Krasnodar

Më Shumë

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk...

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Lajmet e Fundit