16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Barça-Juve, me 5 mijë tifozë në “Camp Nou”?

Te Barcelona kërkojnë të zbusin sadopak humbjet e shumta financiare të krijuar nga pandemia Covid-19. Ndonëse përpara janë sfida të tjera të rëndësishme, përfshi edhe “El Clasico” apo përballjen në Torino ndaj Juventus, klubi blaugrana mendon që tani për sfidën e kthimit me kampionët e Italisë në “Camp Nou” më 8 dhjetor.

Nëse gjërat shkojnë mirë Messi dhe Ronaldo do të jenë edhe njëherë tjetër kundërshtar në Champions League. Për këtë duel, i fundit i fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, klubi katalanas iu ka dërguar një protokoll sigurie autoriteteve lokale shëndetësore, që mund të lejojë deri në 5 mijë tifozë të hyjnë në stadiumin “Camp Nou”, duke ruajtur diastancën fizike.

Protokoll që do të vlente vetëm për Ligën e Kampioneve, duke qenë se në Madrid, qeveria kombëtare nuk ka ndërmend për momentin të rihapë stadiumet në kampionat. Për momentin, autoritetet shëndetësore nuk kanë kthyer përgjigje, ndërsa UEFA ka deklaruar se ky është një vendim që u takon protokolleve të secilit vend.

camp nou

Nëse autoriteti lokal vendos për po, tifozët mund të jenë të pranishëm. Pesë mijë tifozë në një stadium me kapacitet 99 mijë vendësh, sipas klubit të Barcelonës janë plotësisht të menaxhueshëm sa i përket distancës fizike dhe protokollit higjeno sanitar.

Të mërkurën e 28 tetori nuk do të shijojmë dot përballjen mes Cristiano Ronaldos dhe Messit megjithatë për shkak të pozitivitetit të portugezit ndaj koronavirusit. Kampioni i Juventusit duhet të jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit, të planikuar në “Camp Nou” më 8 dhjetor.

Më Shumë

Agjencia e Antidopingut demanton zyrtarisht spekulimet për Green

Agjencia e Antidopingut për Kosovë (KosADA), ka konfirmuar zyrtarisht se zërat për që e lidhnin lojtari e Bashkimit – Wendell Green me doping pozitiv,...

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Lajmet e Fundit