20.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Nga rrënoja në atraksion turistik: çelet shtëpia e At Gjergj Fishtës!

Falë një investimi prej 5.5 milionë lekësh nga Ministria e Kulturës, shtëpia e At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë është shndërruar në një muze që rrit atraksionin turistik në të gjithë zonën. Shtëpia e rinovuar u përurua ditën e sotme, gjatë një vizite të Kryeministrit Rama.

Objekti i rikthyer në identitet është shtëpia ku autori i “Lahutës së Malësisë”, një prej penave dhe Rilindasve më të shkëlqyer që ka nxjerrë Shqipëria kaloi vitet e tij të rinisë.Për hërë të parë, shtëpia u shpall monument kulture në vitin 2008, por asnjëherë në të nuk ishte vënë dorë, duke bërë që ajo të degradonte deri në pikën që të rrezikonte shkatërrimin e plotë.

Për fat të keq, shtëpia ku Ati lindi tashmë nuk ekziston më. Godina u shpall monument kulture në vitin 1991, por në 1994-n u shemb përfundimisht. Në atë vend mendohet të ngrihet një shesh dhe një monument përkujtimor për veprën dhe jetën e Gjergj Fishtës.

Rindërtimi i shtëpisë ku Fishta kaloi fëmijërinë e tij është vetëm një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjithë vendet ku Rilindasi kaloi etapat e jetës së tij. Midis ndërhyrjeve të studiuara është famullia e Troshanit, vendi ku u zbulua në moshën 6-vjeçare talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe shkolla françeskane në Shkodër, aty ku Gjergji mori formimin e tij të parë.

Një fond i posaçëm pritet t’i dedikohet restaurimit dhe pasurimit të bibliotekës brenda Kuvendit dedikuar figurës së Fishtës. Një tjetër gjurmë fishtiane është Kuvendi i Troshanit, i inaguruar në vitin 1882, vendi ku Ati kthye në vendlindje si mësimdhënës.Brenda Kuvendi të Troshanit, i shpallur monument kulture shumë vonë, vetëm në vitin 2017, mendohet të krijohet një kënd unik dedikuar Fishtës.Një tjetër propozim i përket restaurimit dhe muzealizimit të selisë së shoqërisë “Bashkimi”, që bashkoi së bashku me Fishtën edhe personalitete të shkëlqyera si Luigj Gurakuqi, Dom Ndoc Nikaj, Atë Ambroz Marlaska, Franc Baron Nopça, etj.

Në shoqërinë “Bashkimi”, Fishta mori pjesë aktivisht në të gjithë botimet e shoqërisë, duke nisur nga Abetarja, librat e këndimit dhe deri tek përpilimi i një fjalori të vyer të gjuhës shqipe.Shndërrimi në muze i kësaj godine, aktualisht gjysmë të rrënuar, në lagjen Sarreq të Shkodrës do t’i shtonte pas Marubit një tjetër muzeum me shumë vlera Shkodrës.Të tjerë objekte ku mendohet të ndërhyhet për t’u përkujtuar jeta dhe vepra e Gjergj Fishtës janë Kisha famullitare e Dom Lleshit – Zoja Nunciatë, në Lezhë si dhe Kisha famullitare e Gomsiqes.Ekziston gjithashtu një propozim për të krijuar një kënd të ri dedikuar Fishtës edhe në godinën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, në Maqedoni dhe ku Fishta, si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” ligjëroi në mbështetje të një alfabeti latin.Paralelisht, Ministria e Kulturës ka parashtruar edhe disa propozime të tjera, si ai për ngritjen e një faqe dixhitale që të përkujtojë jetën dhe krijmtarinë e At Gjergj Fishtës, nritja e një memoriali të bashkëjetesës fetare në Shkodër dhe në Tiranë, ku të citohen fjalët e Papa Françeskut në vizitën e tij në Shqipëri, kur tha se: “Në Shqipëri nuk ka bashkëjetesë fetare, por vëllazëri fetare” dhe ngritja e një busti në “Villa Borghese” në Romë, krahas autorëve të tjerë të famshëm si Gëte. Fshati Fishtë është gjithashtu një ndër përfituesit e programit të “100 fshatrave” turistikë. Këto do të ishin të paplota, nëse edhe fshati Fishtë nuk do t’i nënshtrohej një ndërhyrje të plotë dhe të gjithëanshme, si pjesë e projektit të “100 fshatrave”.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e poetit, atdhetarit dhe rilindasit të madh shqiptar At Gjergj Fishta.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, Rama është ndalur sot në fshatin Fishtë të Lezhës ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të restaurimit, e mbajtur sot, në ditën e lindjes së Gjergj Fishtës.

Pas shumë problemesh me pronësinë e tokës, por edhe vështirësi të hasura gjatë restaurimit, pasi shtëpia e Fishtës rrezikonte të shembej, tashmë është kryer restaurimi i plotë.

Postimi i Ramës:

SHTËPIA E RINDËRTUAR E AT GJERGJ FISHTËS çel dyert në këtë përvjetor të lindjes së tij, në Fishtën e bukur ku prej sot ka një arsye më shumë për t’u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare

Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës, duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenurit “Homerë të Shqipërisë ”. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme muzikore. Njëri tosk e tjetri geg, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenare, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima.

Të dy të ngjizur me mistikë e të përkryer në politikë, në politikën e shërbimit të kombit të vuajtur e të paepur, jo në atë të “vagabondave e shakllabanve, që rrin tash sa mot tu’u talle npër ne, me na qelb fis e atdhe”.

At Gjergji ishte ëndërrimtar e ishte usta. Prej oratorisë s’krështenë, formue pranë De Martinos dhe Mihaçeviqit dhe nën hijen e “cathedra Petri”, në një kohë lulëzimi të literaturës katolike, françeskani sqimatar përftoi nji t’ligjëruem plot tharm e forcë që mbas vedit tërhiqte gjithkënd.

Zoti i Shqiptarëve e begatoi me ndjesitë e dhuntitë më depërtuese në shpirtin shqiptar. Stoicizmi i tij ishte sa diellor aq dhe hënor. Për ne shqiptarët, ai është një zgjidhës nyjesh gordiane, nga ajo e alfabetit dhe paqtimit mes elitës katolike e shtetit modern shqiptar, tek ruajtja e kufijve të jashtëm të këtij vendi e naltësimi në vendin që i takonte të “universitas” gegë në të larmishmen Shqipëri. Sa ishte një Homer shqiptar i thellësive shpirtërore, Gjergj Fishta ishte edhe një Perikli i betejave madhore.

Si një françeskan i mirë përpara sulltanit të Egjiptit, trubaduri i Lahutës së Malcis u bë mburojë e së drejtës dhe e drejtpeshimit; këtu duke marrë në mbrojtje Shqypnin e mesme, që ca intelektualë me poture e quanin djep të anadollakëve, aty tue lshue anatemën mbi ksenofobinë me guzhinjeta. Ky frat që kishtë bredhur botën e në gjoks mbante dekoratat e shteteve fqinj, ishte një patriot i kulluar dhe një antinacionalist i bekuar; frymëzuesi i më të mirëve të këtij vatani dhe tmerri i mediokërve të çdo sahani.

Meshtari që kremtonte veç në gjuhën e Horacit e të Shën Jeronimit, e që në atë rang e nivel ngriti gjuhën e shqiptarëve të maleve, është përnjimend një Judas Makabe i shekullit XX. Heroit të madh biblik judeas që aq shumë e frymëzonte, Gjergj Fishta i përngjan për nga ideali, martiri shpirtëror, përkushtimi ndaj tempullit të Zotit e altarit të atdheut dhe fjala që kocka s’ka po kocka thyen.

U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë!

“Ave Reverende Pater ac summe magister, morituri te salutant”

Më Shumë

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv!

Dashi Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin....

Rinovimi i Messit, Laporta jep përditësimet e fundit: Do të doja të na thoshte ‘po’ sa më herët

Gazeta katalunase, La Vanguardia, ka publikuar në intervistë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, në të cilën ai ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me...

Mëkat

Prita ta derdhje leht' D A SH U R I N Ë n'qenien që mëkatonte pas ikjes tënde e si për dëshirë t'egove t'çmendura ashtu pa faj m'the se e kishe t'njohur brishtësinë e saj fshehur mallkueshëm...

A do të ketë pako të re për t’i ndihmuar bizneset

Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete...

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit: Pozita e Kishës Ortodokse në Kosovë po përkeqësohet

Këshilltari kryesor ligjor i Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, avokati Aleksandar Radovanoviq thotë se pozita e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë po përkeqësohet, në...

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë...

Kryeministri italian përzien vaksinat, merr dozën e “Pfizer”, pas asaj të “AstraZeneca

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, por ndryshe nga e para. 73 vjeçari në dozën e parë ishte...

E refuzuan vaksinën, mbi 150 punëtorë spitali shkarkohen ose japin dorëheqje

Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për...

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit “Mirusha” në Malishevë

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës, apo rregullimi shëtitores dhe shtegut për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit...

Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide

Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide Kryetari i Komunws, Mythaer Haskuka tha se "një nga prioritetet e komunës sonë, është zhvillimi...

Marte Kuqi nga Prizreni pranohet në Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”

Marte Kuqi nga komuna e Prizrenit është banorja e re e Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”. Marteja e cila jetonte e vetëm tani...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Mjekët ia prejnë fytyrën foshnjës gjatë lindjes me operacion

Një çift në Kolorado po kërkon përgjigje nga një spital në Denver pasi ata thonë se fytyra e vajzës së tyre të porsalindur është...

Lajmet e Fundit