Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI) – One Stop Shop, ku kanë filluar angazhimin e përkohshëm 5 persona me nevoja të veçanta dhe një interpretuese e gjuhës së shenjave.

Në këte vizitë, që u realizua me qëllim të promovimit të mundësive të barabarta për punësim, kryetari Haskuka bëri të ditur se përveç QSHI-së, tanimë një person me nevoja të veçanta dhe një interpretuese e gjuhës së shenjave kanë filluar angazhimin e tyre në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përveç investimeve për përmirësimin e infrastrukturës për persona me nevoja të veçanta, Komuna e Prizrenit një kujdes të veçantë po iu kushton edhe pjesëmarrjes së tyre në shoqëri dhe ekonomi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit