13.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, këto janë kriteret

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë.

Konkursi do të hapet më 29 tetor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 11 nëntor.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021.Konkursi do të jetë i hapur prej datës 29.10.2020deri më datën 07.11.2020”, thuhet në njoftimin e QS’së.

“Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë”, thotë njoftimi.

Ndërkohë, për shkak të pandemisë, QS sivjet do të pranojë vetëm 1 mijë e 600 studentë, ku do të jetë vetëm nga një student në një dhomë.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth1600 studentë, pra një student në një dhomë. Edhe në këto rrethana QS ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Studentët do të prnaohen në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

“Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen për fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike. Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet në njoftimin e QS’së.

Më Shumë

“Ku ishte Arbëri kur e kam mbështetë VV-në në Prizren”: Duda Balje thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim, pra që të qëndrojnë në opozitë. Ajo ka pasur kritika për Arbër Rexhajn. “Na...

Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga

Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon. Operacioni ka rezultuar me arrestimin...

Lajmet e Fundit