22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda dhe jashtë objekteve, e që sipas tij kjo do të ketë pasoja.

“Këshilli i Grevave kanë vendosë që të mos shkojnë më në protestë para Qeverisë, nëse shkohet me protestë do të ndryshojë kahje, nuk e di kah do të shkojmë. Nuk përjashtohen grevat brenda dhe jashtë objekteve, por nëse merren këta hapa nga sindikata nuk do të jetë mirë as për ata që na lënë pa paga, nuk do jetë mirë për askënd, as ministrisë e qeverisë”, tha ai në Interaktiv.

Balaj thotë se prokuroria duhet të hetojë të gjitha rastet në Telekom, teksa ka shtuar se Qeveria e ka vështirësuar gjendjen me Telekomin, sipas tij, me deklaratat se ndërmarrja po falimenton.

“Qeveria na ka sjellë në atë gjendje sa janë dalë kanë thënë se po falimenton Telekomi. Këtu duhet me u fut prokuroria, nëse ka prokurori nuk duhet t’i besohet as qeverive që kanë qenë e as ministrave të kaluar. Duhet me hetu dhe të dihet pse thotë që po du me të falimentuar. Aq hajni të mëdha janë bë në Telekom, e dijmë që janë bë hajni aty, zbardhi”, tha ai.

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Lajmet e Fundit