Policia shqipton 966 tiketa në bazë të ligjit COVID-19

Policia e Kosovës ka shqiptuar 966 tiketa ndaj personave që nuk i kanë përfillur masat kundër përhapjes së pandemisë.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së diel, janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

“Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes”.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit