Sindikata e Telekomit sot merr veprime të reja

Ditë më parë kompanisë publike Telekomi i Kosovës iu janë bllokuar llogaritë bankare.

Rrjedhimisht, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do t’i shpalosin masat që do t’i ndërmarrin.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020 në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendror të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

Punëtorët e Sindikatës ditë më parë kanë bërë me dije se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë e Telekomit.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit