13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Wilderi me akuza të rënda, thotë se Fury i hodhi drogë në pije para meçit

Deontay Wilderi pretendon se në ujin e tij ishte hedhur drogë, para humbjes kundër Tyson Fury në meçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në shkurt.

Wilderi e humbi titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBC, pasi u mposht nga Fury me nokaut teknik në rundin e shtatë, transmeton Front Online.

Pas shumë muajve heshtje, boksieri amerikan ka folur për herë të parë për disfatën e parë në karrierë dhe e ka akuzuar britanikun Fury se i kishte forcuar dorëzat me një objekt të fortë para meçit.

Për më tepër, Wilderi pretendon tani se pija e tij është droguar para se ai të futej në ring.

“Rreth 15 minuta para se të futesha në ring, derisa po bëja ngrohjet, ndihesha i përsosur, për mrekulli”, tha Wilderi për 78SportsTV.

“Derisa u futa në ring. Po e pija një ujë të caktuar për ta mbajtur veten të hidratuar. Pastaj papritmas u ndjeva çuditshëm. Në ujin tim u hodh drogë. Gjëra të caktuara s’u dukën në rregull. Atmosfera nuk ishte e duhura. Ndjeja se diçka do të ndodhte në dëmin tim”, tha Wilderi.

Ai shtoi: “Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Këmbët m’u ligështuan”./Front Online/

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit