Policia në Prizren pranon 23 policë të rinj

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren sot ka pranuar 23 zyrtarë të ri policor nga gjenerata e 55-të e Policisë së Kosovës.

Drejtori Rajonal e Policisë Kolonel Faton Alija, ju uroj mirëseardhje dhe njëkohësisht ka kryer një inspektim zyrtarëve policor, duke ju sqaruar detyrat dhe përgjegjësit që tani e tutje ata do ti kenë.

Në fjalimin e tij duke ju drejtuar policëve të sapoardhur, u kërkoj që përveç përgjegjësisë dhe obligimeve ligjore ata të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim duke promovuar vlerat dhe misionin e policisë si një detyrë dhe përgjegjësi.

Pra, nga sot qytetarët e rajonit të Prizrenit do të shërbehen nga policë të ri, pjesa me e madhe do te punoj ne stacionin policor në Prizren, ndërsa të tjerët në Suharekë dhe Dragash dhe qëllimi i organizatës është që vazhdimisht të freskohen me gjenerata të reja.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit