14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dështon seanca për vrasjen e rëndë në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Bajram Velija, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, mungesën e të cilit e arsyetoi udhëheqësi i pranim lirimeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Shaban Kamberaj, i cili deklaroise kanë marrë një raport mjekësor, në bazë të të cilit i akuzuari  nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta u shty dhe u caktua të mbahet më 04, 05, dhe 06 jananr 2021, ku në cilësinë e dëshmitarëve do të paraqiten, Bardha Hoti, që është vajza e viktimës, Nerxhivana Potera, Xheladin Selmani, Zenel Velija dhe Blerim Martinaj.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, Armenda Aliu-Velija.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.

Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone”, disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Ndryshe, i pandehuri Velija gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit të kaluar. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Pamje nga aksidenti në Suharekë, dy personat e ndjerë shihen të mbuluar në rrugë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të diele (sot), në Shirokë të Suharekës, ku humbën jetën 2...

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Lajmet e Fundit