19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Messi nuk e dëshiron qëndrimin tek Barcelona, oferta më e mirë është nga Interi

Lionel Messi përsëri është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Interit.

Mediat e huaja raportojnë se ai nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe aktualisht oferta më e mirë për të është ajo nga ekipi italian, Inter.

Argjentinasi ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale tek Barça, ku ka arritur të fitojë 10 La Liga dhe katër Liga të Kampionëve, së bashku me shumë trofe të tjerë.

Messi ishte nën radarin e Paris Saint-Germain, Manchester Cityt dhe Interit gjatë merkatos verore, ku spekulohej se ishte pranë një largimi të mundshëm nga “Blaugranët”, por ishin këta të fundit që bllokuan largimin e tij nga klubi i tyre dhe La Liga.

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit