10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Prizren, prezantohet aplikacioni digjital “Lajmëro policinë”

Të martën, policia në Prizren, ka bërë prezantimin e aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”, përmes të cilit qytetarët mund të informojnë policinë për të gjitha veprat penale.

Gjatë prezantimit të këtij aplikacioni, zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, qytetarët mund të informojnë policinë për të gjitha veprat penale që janë në kundërshtim me ligjin dhe bashkëngjitur me informacionin mund të dërgojnë edhe fotografi.

Duke pasur parasysh faktin se teknologjia ka arritur një avancim shumë të lartë, edhe ne duhet të ndjekim këto zhvillime, theksoi zëdhënësi Osmanollaj. Ai demonstroi edhe se si mund të përdorin qytetarët këtë aplikacion i cili është në tre gjuhë, pasi ta kenë instaluar atë në telefonat mobil.

Zëdhënësi Osmanollaj, tha gjithashtu se, aplikacioni “Lajmëro policinë” është program i raportimit digjital që ofron më shumë siguri për qytetarët e Kosovës, dhe se informacioni dërgohet direkt te njësia e specializuar që merret me rastet. Ndryshe, sipas zëdhënësit Osmanollaj, Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, ka filluar me aplikacionin që instalohet më telefona mobil qysh nga qershori i këtij viti, dhe ky prezantim i dedikohet promovimit të mëtejmë të këtij aplikacioni./TV Prizreni/

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit