Ancelotti nuk heq dorë, e dëshiron Iscon te Evertoni

Carlo Ancelotti është i vendosur që të transferojë Isco Alarconin në afatin kalimtar të janarit nga Real Madridi.Trajneri i Evertonit e transferoi James Rodriguezin në verën që shkoi nga Los Blancos, ndërsa tani e do edhe spanjollin.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, Ancelotti ka kontaktuar me lojtarin dhe i ka konfirmuar dëshirën e tij që ta ketë në Goodison Park.28-vjeçari nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen dhe një largim i tij nga madrilenët në janar është i mundur.

Kontrata aktuale e Iscos përfundon në vitin 2022, e që trajneri francez nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

Kështu, Ancelotti dëshiron që ta ribashkojë Iscon me Jamesin dhe të krijojë një skuadër që mund të fitojë titullin e Ligës Premier.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit