19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Prizreni kërkon sqarim nga FBK-ja për shtyrjen e ndeshjes me Prishtinën

KB Ponte Prizreni ka kontestuar shtyrjen e ndeshjes ndaj KB Prishtinës, duke kërkuar nga FBK-ja fakte rreth pretendimeve se basketbollistët e klubi të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“KB Ponte Prizreni konteston fuqishëm shtyrjen e ndeshjes kampionale të xhiros së V me Sigal Prishtinën për arsye se “kinse” qenkan lojtarët të infektuar me Covid-19 nga skuadra mike. Ne si klub kemi kryer gjitha përgatitjet për ndeshje, duke lajmëruar Policinë e Kosovës, dhe formalitetet tjera, deklaratat për Covid-19 etj, dhe mbrëmë në orët e vona morëm një email nga FBK që ndeshja është shtyrë. Ne si klub kërkojmë transparencë dhe fakte të na deponohen se a janë në të vërtetë lojtarët me Covid-19”, thuhet në reagimin e klubit prizrenas, transmeton KOHA.

Tutje Ponte Prizreni shton se, “neve nga Federata na u tha se janë në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja, por konstatimi të jesh me koronavirus dhe jemi në pritje të rezultateve nuk ka tokëzim, po asgjë më se një teori konspiracioni”.

KB Ponte Prizreni shton se mos të përdoren standarde të dyfishta nga FBK-ja, sepse kjo mund të kontribuojë në bllokim total të basketbollit, atëherë “ne gishtin dhe përgjegjësinë do ua lëmë juve, ngase ne duhet të jemi ata të cilët me çdo kusht të kontribuojmë që basketbolli duhet të luhet dhe i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës”.

Më Shumë

“Janë shndërruar në figura irrituese”, Kryeziu i KDI-së me kritika të ashpra ndaj deputetëve të zgjedhur

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend ku as për të 13-ën herë me radhë nuk u arrit të konstituohet. Për...

Shpërthimi në veturën e Hajdarit, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.K. i cili dyshohet të jetë ai që kreu veprën penale duke...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit