6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Bllokimi i llogarive, sot protestojnë punëtorët e Telekomit

Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare.

Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.

Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro, thuhet në njoftim.

“Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.”

”Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë”, ka thënë FSP – PTK.

FSP-PTK thotë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhur nga Qeveritë dhe kjo gjendje duhet të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson Alarm i Kuq, sepse në çdo moment janë duke u rrezikuar mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit e pagat e punëtoreve.

”Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19?, ka deklaruar në fund FSP – PTK.

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Lajmet e Fundit