17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Në Kosovë 12 mijë raste me COVID-19 janë ende aktive

Në Kosovë është duke vazhduar rritja e numrit të rasteve me coronavirus.

Deri më tani në vend janë konfirmuar 31 mijë e 215 raste nga 123 mijë e 976 persona të dyshimtë në në virusin SARS-CoV-2.

Nga ky virus kanë humbur jetën 860 persona, kurse janë shëruar 18 mijë e 347 të tjerë. Rastet aktive në vend mbeten 12 mijë e 008.

Vetëm dje në vendin tonë janë shënuar 720 raste të reja me coronavirus, ndërkaq 11 ka qenë numri i vdekjeve.

Duke ditur se numri i rasteve me COVID-19 është në rritje jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera të botës, tashmë dy kompani kanë bërë të ditur se vaksina kundër COVID-19 ka rezultuar 95% e suksesshme.

E në bazë të kësaj Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se planifikon të sigroj 1.2 milion vaksina të cilat do tu jepen falas qytetarëve.

Më Shumë

Liria ndahet me Abaz Karakaçin

Liria e Prizrenit ka njoftuar ndarjen me futbollistin Abaz Karakaçi, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit