10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Koalicioni LDK-BD, nisin aktivitetet në Prizren

Eqa-Zafa-fushateLidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik së bashku me partnerët tjerë të koalicionit për qeverisjen e ardhëshme të Prizrenit, kanë filluar aktivietet bashkërenduese me strukturat e nëndegëve në lagjet e komunës së Prizrenit ku janë të shtrira strukturat e partive në koalicion. Shtabet e përbashkëta elektorale kanë mbajtur takime me strukturat e ndëndegëve në lagjet: “Kurilla”, “Arbana”, “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe me nëndegët e rajonit të Korishës.

“Në të gjitha këto takime është kërkuar një mobilizim dhe bashkëveprim i përbashkët si një trup e vetme elektorale për të siguruar fitoren e pa kontestushme të kandidatit të koalicionit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu”, theksoi Abdullah Thaçi, zyrtar për informim i LDK-së në Prizren.

Sipas tij, në këto takime është mirëpritë bashkëpunimi i natyrshëm i LDK-së, BD-së dhe partive dhe grupeve tjera qytetare, të cilët çdo ditë po i bashkohen frymës së ndryshimit kundër së keqës që tani më e ka kaplu Prizrenin.

“Në këto takime del zotimi i përbashkët se me 1 dhjetor i pandehuri Ramadan Muja dhe grupi i akuzur rreth tij, për të mirën e përgjithshme, qytetarët me votën e tyre do t’i  lirojnë ata nga detyra zyrtare në mënyrë që të kenë më të lëhtë punën dhe obligimet e tyre të përditshme  me organet e drejtësisë”, theksoi Thaçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik, zotohen se do t’i ofrojnë një qeverisje të ndershme pa korrupsion, duke siguruar fillimisht trajtim të barabartë pa shantazhe dhe frikë.

“Në mandatin që do ta marrim së bashku me partnerët tjerë në koalicion, Prizrenit dhe qytetarëve të komunës do t’i ofrojnë një qeverisje të ndershme pa korrupsion, duke siguruar fillimisht trajtim të barabartë pa shantazhe dhe frikë”, theksoi Thaçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit