9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej që vdiq nga COVID-19

Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiq dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava.

Qytetarët e ndoqën ceremoninë e varrimit nga ekranet e mëdha, të vendosura jashtë kësaj kishe.

Gjatë eulogjisë, Vuçiq tha se Irinej është munduar që të gjejnë rrugë për Serbinë, që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

“(Irinej) Ka vepruar në mënyrë racionale, duke kërkuar rrugë që të ruajmë, ose të paktën të mos e pranojmë në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, duke e kuptuar realitetin e vështirë”, tha Vuçiq.

Kisha Ortodokse Serbe fuqishëm kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.

Shumica e klerikëve që morën pjesë në ritet e varrimit brenda kishës, nuk kishin maska dhe pa maska ishin edhe disa persona që qëndronin jashtë. Megjithatë, shumica e qytetarëve që u mblodhën në Beograd kishin veshur maska dhe u munduan që të mbanin distancë fizike nga njëri-tjetri.

Irinej rezultoi pozitiv me COVID-19 më 4 nëntor dhe vdiq më 20 nëntor.

Ai kishte marrë pjesë në varrimin e mitropolitit Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili vdiq nga COVID-19, ku morën pjesë mijëra persona, të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. /REL/

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit