8.4 C
Prizren
E hënë, 25 Janar, 2021

Gjendet 28 vjeçari nga Malisheva që dyshohej se u rrëmbye

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur. I njëjti ëshë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e Gjakovës për Gazetën Express.

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd./Gazeta Express/

28-vjeçari nga Malisheva u raportua i zhdukur, dyshohet se u rrëmbye

—-Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij e kanë lajmëruar rastin në Polici, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.

Pasditen e së shtunës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kanë lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Kërkimi për 28-vjeçarin po vazhdon ende.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar për Express se ka dyshime se Jetmiri është rrëmbyer.

“Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, ka deklaruar ky burim.

Ndërkohë, familjarët e Jetmirit mëngjesin e sotëm përmes mediave lokale të Malishevës kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Hoxhaj në Prizren: Dy modele në këto zgjedhje, plani im i Rimëkëmbjes përballë demagogjisë dhe popullizmit të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Para...

Ish-prokurori Hoxha tregon pse iu kthye politikës

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, në Interaktiv të KTV-së ka dhënë arsyet pse ka vendosur t’i kthehet politikës dhe të garojë...

Këta janë 5 kandiatët e Vetëvendosjes që u ndalohet garimi në zgjedhje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë. Gazeta Blic merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn...

Vdes avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni

Ka ndërruar jetë avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Oda e Avokatëve të Kosovës. “Sot me datë 24 Janar...

Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat...

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e...

Kloppi pas disfatës: Unë jam fajtor, duhet të përpiqemi më tepër

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje të enjten në Anfield ndaj Burnleyt. Ndeshja përfundoi 1-0, ndërsa trajneri i skuadrës vendase, Jurgen Klopp, ka thënë...

Verifikimi i listave të kandidatëve për deputetë, sot afati i fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë i është drejtuar gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që...

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

Babai i Rron Gjinovcit, Arbri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin, raporton Express. Në...

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj...

I jepet lamtumira 15-vjeçarit që u vra me thikë dje në Prizren

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët...

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Përballje shumë interesante në elitën e basketbollit

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa në program do të jenë takime tejet interesante. Takimi i parë do...

Rrëzohet helikopteri ushtarak në New York, vdesin tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare vdiqën në mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues...

Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se vrau 15-vjeçarin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një...

778 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj personave që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, shkruan...

Lajmet e Fundit