Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

20 vjet pas, Besian Mustafa kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së babait
Ai tha se viktima është dërguar për trajtim mjëkësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 12:15 është lajmëru një viktimë në stacionin policor në Prizren, i njëjti është lënduar në këmbë nga arma e zjarrit dhe më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmanollaj për Gazetën Express.

Ai tha se i dyshuari është në arrati, por policia e ka identifikuar dhe ndodhet në kërkim të tij.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit