8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Berisha: S’ka më ofendim për Kosovën se postin e presidentes ta ushtrojë soji i Osmanit

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, ka fyer ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duke thënë se për Kosovën s’ka më ofendim se “postin e presidentes ta ushtrojë soji i Vjosa Osmanit”.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje nëse s’mund të bëhet një zgjidhje për pozitën e presidentit.

Berisha e ka quajtur poshtërim për vendin ushtrimin e postit të presidentes nga Osmani.

“A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!? Kosova urgjentisht duhet të shkojë në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhorancë për pozitën e presidentit, poshtërimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i Berishës vjen pak kohë pasi Osmani paralajmëroi shfuqizim të disa dekreteve të presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar edhe emërimin konsull në Pragë të të birit të deputetit Haxhi Shala. Osmani kishte thënë se kjo praktikë ishte e mbrapshtë.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Lajmet e Fundit